Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, do të udhëtojë këtë javë në vendet e Afrikës Perëndimore, të prekura nga Ebola.
Zyrtarë të OKB-së kanë thënë se Ban do të bëjë njoftimin në konferencën e fundvitit për media, sot në selinë e OKB-së.
Ban do të vizitojë Liberinë, Siera Leonen, Guinenë dhe Malin.
Shpërthimi i sivjetmë i Ebolës në këto vende ka vrarë mbi 6,800 njerëz.