Ndërlidhjet

Putin kërkon masa parandaluese kundër IS-it


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje anëtarëve të aleancës së sigurisë rajonale, që të ndërmarrin “masa parandulese” kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Azinë Qendrore.

Duke folur në samitin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, Putin ka thënë se duhet të ketë “hapa të koordinuar” për të luftuar terrorizmin.

“Situata aktuale shkakton shqetësime. Ka milici të të ashtuquajturit Shtetit Islamik, të cilat kërcënojnë se do të përfshijnë disa provinca të Afganistanit në të ashtuquajturin kalifat islamik”, ka thënë Putin.

Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive është një aleancë ushtarake ndërqeveritare, që përfshin Rusinë, Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.

XS
SM
MD
LG