Me urdhër të zyrës së prokurorit të Tehranit, është pezulluar veprimtaria e gazetës së përditshmes pro-reformiste në Iran, “Ruzan”.
Kryeredaktori i gazetës, siç citon agjencia IRNA, ka thënë se pezullimi ka gjasë të ketë ngjarë për shkak të një shkrimi të botuar në faqen e parë të datës 20 dhjetor rreth disidentit Ajotallah Montazeri, i cili ka vdekur pesë vjet më parë.
Kryeredaktori gjithashtu ka njoftuar se Ministria e Kulturës në Iran, ka qenë kundër këtij pezullimi.
Reporterët pa kufij e kanë renditur Iranin si një nga vendet me më së paku liri të mediave në botë.