Ndërlidhjet

Ndërpritet greva e ish-marinsit amerikan në Iran


Ilustrim
Ilustrim

Familjarët e ish-marinsit amerikan i cili është i burgosur në Iran, kanë njoftuar për ndërprerjen e grevës nga familjari i tyre, për shkak se autoritetet janë pajtuar se do ta rishqyrtojnë rastin ndaj tij.

Amir Hekmati, 31 vjeçar, i ka thënë familjes së tij gjatë një bisede telefonike më 16 dhjetor, se ai e kishte filluar një grevë të urisë.

Ai përmes një letre të shkraur në drejtim të presidentit amerikan, ka kërkuar nga Barak Obama që të mos e harrojnë rastin Hekmati në kohën kur po vazhdojnë bisedimet në mes të Uashingtonit dhe Tehranit për programin bërthamor të Iranit.

Përmes një e-maili të dërguar në drejtim të Associated Press, familja e Amir Hekmatit ka njoftuar se ai e ka ndërprerë grevën për shkak se zyrtarët në burgun Evin, janë zotuar se do ta rishqyrtojnë rastin ndaj tij.

Hekmati, një qytetar amerikano-iranian, është arrestuar në vitin 2011.

Ai është dënuar me dhjetë vjet burg për bashkëpunim me qeverinë amerikane.

Hekmati dhe qeveria amerikane thonë se ai është i pafajshëm.

XS
SM
MD
LG