Ndërlidhjet

Sot përfundon këmbimi i të burgosurve në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria ukrainase dhe seperatistët pro-rusë, sot pritet që të përfundojnë me këmbimin e personave të burgosur.

Agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, ka njoftuar se nga 150 ushtarë ukrainas sa ishte paraparë që të dorëzohen nga ana e seperatistëve, deri më tani janë dorëzuar 146 prej tyre.

Katër të tjerë, sipas kësaj agjencie, do të dorëzohen të shtunën.

“Si president dhe si një qytetar i thjeshtë, zemrën e kam të gëzuar që ju do të jeni së bashku me familjet tuaja me rastin e festës së Vitit të Ri”, u ka thënë ushtarëve të këmbyer presidenti ukrainas Petro Poroshenko, në një bazë ushtarake.

Autoritetet ukrainase është paraparë që të bëjnë dorëzimin e 220 seperatistëve të cilët po mbaheshin nga autoritetet qeveritare ukrainase, por ende nuk dihet nëse janë dorëzuar të gjithë.

Burime të sigurisë në Kiev thanë se edhe pas këmbimit, separatistët do t’i mbajnë edhe 500 ushtarë qeveritarë të tjerë.

XS
SM
MD
LG