Ndërlidhjet

Katër të vrarë nga sulmi në kryeqytetin somalez


Ilustrim
Ilustrim

Së paku katër persona janë vrarë nga një sulmues vetvrasës në një makinë bombë që sipas policisë, kishte për cak forcat elite amerikane të trajnimit në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Një zëdhënës i grupit Al-Qaeda që kanë lidhje me militantët e Al-Shabaab, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ngjarë në afërsi të aeroportit të qytetit.

Kapiteni i policisë Mohamed Husedin, ka thënë se sulmuesit e kanë dërguar një makinë të ngarkuar tek një konvoj i trupave, por viktimat nga sulmi, sipas tij janë fëmijë.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, tha se autoritetet kishin qenë në dijeni për automjetin me eksploziv dhe po e ndiqnin atë në kohën kur ai ka shpëthyer.

Agjencia DPA ka cituar një burim të saj, të ketë thënë se shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.

Në zonën ku ka ndodhur sulmi, janë të strehuar anëtarët e forcave të armatosura të Somalisë, disa nga ambasadat e hauaja si dhe trupat afrikane që luftojnë grupin Al-Shabaab.

XS
SM
MD
LG