Ndërlidhjet

Rritje rekorde e inflacionit në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Norma vjetore e inflacionit në Ukrainë ka arritur afro 25 për qind gjatë vitit 2014.

Kjo është norma më e lartë në këtë vend në 14 vjet.

Shërbimi i Statistikave Shtetërore të Ukrainës ka thënë sot se inflacioni i çmimeve të konsumit ka arritur në 24.9 për qind më 2014, krahasuar me 0.5 për qind më 2013.

Faktorët që kanë çuar në rritje të inflacionit përfshijnë konfliktin në lindje të vendit, i cili ka goditur eksportet kryesore dhe ka detyruar importin e qymyrit dhe të energjisë elektrike, si dhe vendimin e qeverisë për të rritur çmimin e brendshëm të gazit natyror.

XS
SM
MD
LG