Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në qendër të Stambollit


Stamboll - Xhamia e Kaltër
Stamboll - Xhamia e Kaltër

Një sulmuese vetëvrasëse ka sulmuar një stacion të policisë në lagjen Sultanahmet të Stambollit, duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër.

Sulmi ka ndodhur në qendrën turistike, që përfshin Xhaminë e Kaltër dhe katedralen e lashtë bizantine Hagia Sophia.

Policia ka thënë se gruaja ka shpërthyer eksplozivët e saj jashtë postbllokut, pasi është ndaluar nga rojet.

Guvernatori i Stambollit, Vasif Sahin, ka thënë se ajo ka folur në gjuhën angleze.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

XS
SM
MD
LG