Ndërlidhjet

Pakistani ekzekuton edhe dy të dënuar


Ilustrim
Ilustrim

Pakistani i ka varur sot dy burra të dënuar me vdekje nga gjykata anti-terrorizëm, duke e çuar në nëntë numrin e ekzekutimeve që nga heqja e vendimit, sipas të cilit ishte ndaluar dënimi me vdekje në Pakistan.

Dy burrat të cilët ishin dënuar me vdekje në vitin 2002, siç bëhet me dije, kanë qenë anëtarë të grupit të ndaluar militantë Lashkar-e-Jhangvi dhe ishin gjetur fajtor për vrasje.

Dy burrat janë varur në qytetin lindor Multan.

Pakistani e ka hequr moratoriumin gjashtë-vjeçar mbi dënimet me vdekje në raste të terrorizmit, pas një sulmi më 16 dhjetor nga ana e talebanëve në një shkollë në Peshawar, me ç’rast ishin vrarë 142 fëmijë dhe nëntë punëtorë të shkollës.

Të hënën, parlamenti i Pakistanit i ka miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat mundësojnë krijimin e gjyktave ushtarake për gjykimin e të dyshuarve për terrorizëm.

XS
SM
MD
LG