Ndërlidhjet

Nxirret bishti i aeroplanit AirAsia


Ilustrim
Ilustrim

Marina e Indonezisë ka nxjerrë nga deti bishtin e aeroplanit të kompanisë AirAsia, i cili është rrëzuar në Detin Java dy javë më parë, duke vrarë të 162 njerëzit në bord.

Hetuesit indonezianë janë duke kërkuar kutinë e zezë, e cila është e rëndësishme për të shpjeguar se çfarë ka shkaktuar aksidentin.

Nuk është ende e qartë nëse regjistruesi i të dhënave të fluturimit ndodhet brenda bishtit apo është shkëputur nga aeroplani.

Bishti është nxjerrë nga një thellësi prej 30 metrash.

Kërkimet për trupat e viktimave dhe pjesë të aeroplanit kanë qenë të ngadalshme, për shkak se janë penguar nga shirat sezonalë.

XS
SM
MD
LG