Ndërlidhjet

S’është vërtetuar përgjegjësia e Al Kaidës për sulmet në Paris


Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder.
Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, ka thënë se nuk ka ende “informacione të besueshme” se Al Kaida qëndron prapa sulmeve terroriste në Francë, të cilat kanë vrarë 17 njerëz.

“Në këtë pikë, nuk kemi ndonjë informacion të besueshëm që na lejon të përcakojmë se cila organizatë është përgjegjëse”, ka thënë Holder nga Parisi, në një intervistë për televizionin amerikan ABC.

Holder u është bashkuar dhjetëra liderëve botërorë në Marshimin e Unitetit në Paris, për nder të viktimave.

Në një tjetër intervistë për televizionin CBS, Holder ka thënë se është i shqetësuar për të ashtuquajturat sulme të ujkut të vetmuar në Shtetet e Bashkuara nga militantët islamistë.

XS
SM
MD
LG