Ndërlidhjet

Shkollat në Kosovë nisin grevën njëorëshe


Shkolla Faik Konica në Prishtinë - foto ilustruese
Shkolla Faik Konica në Prishtinë - foto ilustruese

Në institucionet shkollore parauniversitare në Kosovë sot ka nisur greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Sipas zyrtarëve të kësaj sindikate, greva ka për qëllim që të nxisë Qeverisë e Kosovës në realizimin e kontratës kolektive, të nënshkruar në mars të vitit të kaluar ndërmjet Qeverinë së Kosovës dhe përfaqësuesve të bizneseve dhe punëtorëve.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në shkolla është zhvilluar greva njëorëshe në ndërrimin e paradites dhe se gjithashtu pritet që e njëjta të ndodhë edhe në ndërrimin e pasdites.

“Këshilli qendror grevist është duke mbledhur shënimet nga terreni. Shënimet e para flasin se në përgjithësi në komunat e Kosovës është përfillur vendimi i Këshillit drejtues dhe nuk është mbajtur ora e parë në shenjë të veprimit sindikal të përshkallëzuar. Në përgjithësi, mund të thuhet se pjesa dërrmuese e mësimdhënësve të Kosovës i janë përgjigjur vendimit të Këshillit drejtues”, ka thënë Jasharaj..

Ai ka shtuar se vetëm një pjesë e shkollave në Podujevë nuk i është përgjigjur thirrjes për grevë dhe ato shkolla kanë zhvilluar mësimin normalisht edhe në orën e parë.

Por, sipas Jasharajt, ato janë minimale në krahasim me numrin e madh të shkollave në Kosovë që i janë përgjegjur vendimit të Këshillit drejtues të grevës.

XS
SM
MD
LG