Ndërlidhjet

Një gjeorgjian i vrarë në Ukrainën lindore


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet gjeorgjiane thonë se një burrë nga Kaukazi i Jugut, është vrarë duke luftuar në Ukrainën Lindore.

Ministria e Jashtme gjeorgjiane i ka konfirmuar raportet e mëhershme, duke thënë se një shtetas gjeorgjian është vrarë në Donjeck, ku forcat qeveritare janë duke luftuar me seperatistët pro-rusë, konflikt i cili që nga prilli i vitit të kaluar ka vrarë më shumë se 4 mijë e 700 persona.

Autoritetet gjeorgjiane kanë konfirmiar se i vrari në Ukrainë është Shalva Bukhaidze, 30 vjeçar.

Gjeorgjia nuk ka njoftuar se krahas kujt ka qenë duke luftuar shtetasi i tyre.

Raportet e publikuara kanë treguar se shumë vullnetarë nga ish-republikat sovjektike kanë luftuar në të dy anët, gjatë konfliktit në Ukrainë.

Javën e kaluar, autoritetet e Taxhikistanit e kanë konfirmuar se njëri nga të vrarët është shtetas i tyre, i cili ka luftuar krahas seperatistëve.

XS
SM
MD
LG