Ndërlidhjet

Kazakistani godet një bandë të prostitucionit


Ilustrim
Ilustrim

Policia në qytetin Almaty të Kazakistanit, thotë se i kanë arrestuar anëtaret e një organizate kriminale të cilat po i detyronin gratë në prostitucion dhe po i trafikonin ato jashtë vendit.

Policia ka bërë me dije se banda e cila është marrë me këtë veprimtari është e përbërë nga tri gra nga Almaty të cilat akuzohen se kanë dërgur gra nga Almaty për në rajonet tjera.

Autoritetet kanë bërë me dije se pronarët dhe menagjerët e hoteleve, saunave dhe klubeve të natës, kanë paguar nga 300 deri në 400 dollarë për çdo grua të re, që është dorëzuar nga banda kriminale.

Policia ka bërë me dije se dy nga anëtaret e grupit, janë arrestuar teksa janë zënë në flagrancë duke i dërguar disa gra jashtë vendit.

E dyshuara e tretë sipas policisë, është jashtë vendit dhe se shumë shpejt pritet arrestimi i saj.

XS
SM
MD
LG