Ndërlidhjet

Rreth 1 milion të kthyer që nga pavarësimi i Kazakistanit


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Kazakistanit thotë se gati 1 milion kazakë etnikë janë kthyer që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.

Përmes një komunikate të lëshuar sot, Ministria e Kujdesit Shëndetësor dhe Zhvillimit Social, ka bërë me dije se 952 mijë e 882 “oralmanë” janë kthyer në Kazakistan në vitet e paspavarësisë.

Oralmanë janë kazakët etnikë që kanë jetuar apo jetojnë jashtë Kazakistanit, por që kanë vendosur të kthehen në Kazakistan pasi vendi është pavarësuar.

61.5 për qind nga të kthyerit, sipas ministrisë, kanë ardhur nga Uzbekistani, 14.3 për qind nga Kina, 9.3 për qind nga Mongolia, 6.5 për qind nga Turkmenistani si dhe 4.6 për qind të tjerë, nga Rusia.

Orlamanët sipas qeverisë, përbëjnë 5.5 për qind të popullësisë së përgjithshme të Kazakistanit e cila ka rreth 17.4 milionë banorë

XS
SM
MD
LG