Ndërlidhjet

Policia e ndalon mbajtjen e protestës nga Pegida


Ilustrim
Ilustrim

Për shkak të një kërcënimi terrorist, policia gjermane e ka ndaluar mbajtjen e mitingut të lëvizjes anti-islamike Pegida dhe tubime të tjera të planifikuara për sot në Dresden të Gjermanisë.

Policia në Dresden ka njoftuar të dielën se nga autoritetet federale shtetërore, kanë marrë informacione për një kërcënim ndaj lëvizjes Pegida (Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Evropës).

Policia ka bërë të ditur se kërcënimet kanë qenë të tilla që vrasësit të jenë në mesin e protestuesve gjatë tubimit, ndërsa qëllim e kanë pasur rasjen e njërit nga organizatorët e mitingjeve të Pegidas.

E përditshmja gjermane Bild, ka bërë të ditur se kërcënimet kanë pasur në shënjestër udhëheqësin e Pegidas, Lutz Bachmann.

Që nga tetori i vitit të kaluar Pegida ka organizuar mitingje në Dresden.

Në mitingun e organizuar më 12 janar, kanë marrë pjesë rreth 25 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG