Ndërlidhjet

Nisin takimet për formimin e Gjykatës Speciale


Prishtinë
Prishtinë

Ekipi teknik për shqyrtimin e legjislacionit për formimin e Gjykatës Speciale për Kosovën ka zhvilluar sot takimin e parë.

Nën udhëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ekipi ka diskutuar për “çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet legjislative, të ndërlidhura me dhomat e specializuara, në kuadër të veprimeve dhe obligimeve institucionale sipas miratimit të Kuvendit të Kosovës”, ka bërë të ditur Zyra e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një komunikate për media.

E njëjta thekson se ekipi teknik do të vazhdojë të takohet në baza të rregullta dhe do të diskutojë çështjen e legjislacionit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare me ekipin e Bashkimit Evropian, të mandatuar për planifikim të operacionalizimit të Gjykatës Speciale.

XS
SM
MD
LG