Ndërlidhjet

Kryeministri i Irakut kërkon armë


Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi.
Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, i ka bërë thirrje koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që të bëjë më shumë për të ndihmuar luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, duke thënë se ndihma e deritanishme nuk është e mjaftueshme.

Abadi i ka thënë agjencisë Associated Press se përshpejtimi i trajnimeve dhe dorëzimi i armatimit të premtuar, janë të nevojshëm.

Abadi ka thënë se “shumëçka është thënë, por shumë pak është bërë në terren”.

Ai, megjithatë, ka shtuar se vendi i tij është mirënjohës për më shumë se 1,000 sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak, të kryera nga koalicioni ndërkombëtar, prejse ka nisur fushatën e tij në muajin gusht.

Abadi ka thënë se sulmet ajrore janë “shumë, shumë efektive”.

XS
SM
MD
LG