Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është dashur që të enjten të konfirmojë zgjedhjen e Vlladeta Kostiqit si kryetar të komunës së Graçanicës, por mbledhja është shtyrë për shkak të kërkesave të KQZ-së për prova shtesë që do të dëshmojnë se Kostiq ka hequr dorë nga mandati i deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.
Në faqen e internetit të Kuvendit të Serbisë, ende fugiron emri i Kostiqit në cilësinë e ligjvënësit të këtij institucioni.
Kostiq ka fituar në zgjedhjet komunale të së dielës në Graçanicë, të cilat u mbajtën pasi kryetari i kësaj komune, Branimir Stojanoviq, hoqi dorë nga ai funksion, duke qenë se u emërua në postin e zëvendës kryeministrit të Kosovës.