Ndërlidhjet

Thatësira historike në Brazil


Ilustrim
Ilustrim

Ministrja e Mjedisit në Brazil, Izabella Teixeira, ka thënë se tre qytetet më të populluara të vendit janë duke përjetuar thatësirat më të këqija qysh nga viti 1930.

Sao Paulo, Rio de Zhaneiro dhe Minas Gerais duhet të ruajnë ujin, ka thënë ajo pas një takimi urgjent në Brazilia.

Teixeira e ka përshkruar krizën me ujë si “delikate” dhe “shqetësuese”.

Kriza pritet të ketë ndikim në industri dhe bujqësi, duke dëmtuar edhe më tej ekonominë e trazuar të Brazilit.

Thatësirat po ashtu kanë nisur të kenë ndikim në furnizimin me energji elektrike.

XS
SM
MD
LG