Ndërlidhjet

Koalicioni realzion sulme të reja ndaj IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e koalicionit thonë se i kanë realizuar 13 sulme të reja ajrore në afërsi të qytetit kufitar në Siri, Kobani, gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të fushatës ajrore për të ndihmuar luftëtarët kurdë që t’i përzënë militantët e fundit të Shtetit Islamik që kanë mbetur në atë zonë.

Koalicioni, përmes një kumtese të lëshuar sot, ka thënë se koalicioni i ka goditur nëntë pozicione ushtarake, automjete, ndërtesa dhe baza të tjera të IS-it.

Kobani i cili gjendet në afërsi të kufirit turk, është bërë simbol në luftën kundër militantëve.

Njësitë kurde për mbrojtjen e popullit kanë njoftuar për “çlirimin” e Kobanit gjatë ditës së hënë.

Shtetet e Bashkuara thanë gjatë ditës së djeshme, se luftëtarët kudrë kanë nën kontrollë rreth 90 për qind të qytetit.

XS
SM
MD
LG