Ndërlidhjet

Aktivisti pro-ukrainas reagon pas shfaqjes së sopranos ruse


Sopranja ruse, Anna Netrebko
Sopranja ruse, Anna Netrebko

Pas përfundimit të koncerit të sopranos ruse, Anna Netrebko, në sallën e operave Metropolitan në New York, një protestues është ngjitur në skenë me një parullë në duar duke e kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Aktivisti pro-ukrainas, Roman Torgovitsky, me parullën e mbajtur e ka shfaqur zemërimin e tij për ndikimin e Rusisë në ngjarjet në Ukrainë.

Netrebko është kritikuar gjatë vitit të kaluar pasi u shfaq në publik së bashku me udhëheqësin e separatistëve pro-rusë në Ukrainë, Oleg Tsaryov.

Torgovitsky i cili e mbante në duar fotografinë e presidentit Vladimir Putin të ilustruar në atë mënyrë që ai ngjan me Adolf Hitlerin, u arrestua pas performancës së tij.

XS
SM
MD
LG