Ndërlidhjet

Vritet një ekspert kimik brenda IS-it


Militantë të Shtetit Islamik
Militantë të Shtetit Islamik

Zyrtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë bërë të ditur se një militant i Shtetit Islamik (IS), i cili ka qenë i specializuar për përdorimin e armëve kimike, është vrarë nga një sulm ajror në Irak, javën e kaluar.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka konfirmuar se Abu Malik është vrarë më 24 janar.

Sipas burimit të njëjtë, Malik ka punuar në një fabrikë të Saddam Husseinit për prodhimin e armëve kimime, përpara se t’i bashkohej Al Kaidës në vitin 2005.

Komanda Qendrore ka thënë se Malik më pas u është bashkuar militantëve të Shtetit Islamik, duke sjellë ekspertizën e armëve kimike brenda grupit.

Zyrtarët ka thënë se vdekja e tij mund “të degradojë përkohësisht” aftësinë e grupit për të prodhuar dhe për të përdorur armë kimike.

XS
SM
MD
LG