Ndërlidhjet

Zbulohet edhe një varrezë masive në Irak


Pamje e varrezës masive në Sinjar, Irak
Pamje e varrezës masive në Sinjar, Irak

Zyrtarët irakianë thonë se forcat kurde Peshmerga e kanë zbuluar një tjetër varr masiv në veri të Irakut, i cili përmban eshtrat e rreth 25 anëtarëve të minoritetit Yazidi, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Myaser Haji Saleh, një zyrtar lokal, përgjegjës për zonën Sinjar, tha sot se të vdekurit mendohet të jenë viktima të vrara nga militantët e Shtetit Islamik.

Një komandant i milicisë Peshmerga, tha se varri është zbuluar gjatë të dielës teksa po bëheshin kërkime për minat e vendosura nga militantët.

Ai tha se disa nga viktimat ishin të qëlluar me armë ndërsa disa të tjera të vrara me thika.

Forcat qeveritare irakiane dhe luftëtarët Peshmerga gjatë muajit dhjetor, në dhe përreth zonës Sinjar, i kanë zbuluar nëntë varreza të ngjashme.

Qindra Yazidë mendojet se janë ekzekutuar nga IS pas marrjes së kontrollit të Sinjarit nga militantët në muajin gusht.

Mijëra gra Yazidi janë rrëmyer, dhunuar, janë detyruar në martesë apo janë shitur si skllevër për luftëtarët e IS-it.

XS
SM
MD
LG