Ndërlidhjet

Vetëvendosje shtyn protestën për afat të pacaktuar


Nga një protestë e mëherëshme e Lëvizjes Vetëvendosje...
Nga një protestë e mëherëshme e Lëvizjes Vetëvendosje...

Lëvizja Vetëvendosje ka kumtuar vendimin për shtyrjen e protestës së paralajmëruar për të mërkurën, më 4 shkurt.

Shtyrja e protestës ka pasuar vendimin e kryeministrit Isa Mustafa për largimin e Aleksandar Jabllanoviqit nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Vetëvendosje ka pritur vendimin e Mustafës dhe më pas, përmes një konference për gazetarë, nënkryetari i saj, Visar Ymeri, ka kumtuar se protesta është shtyrë për afat të pacaktuar.

Opozita tani insiston që qeveria të plotësojë edhe kërkesën e dytë, që ka të bëjë me nxjerrjen e Ligjit për Trepçën, me të cilin ky kombinat do të shpallej ndërmarrje e veçantë publike.

Nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, Vetëvendosje dhe pjesa tjetër e opozitës paralajmërojnë protesta të tjera ditëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG