Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet për kontrollin e Debaltseves


Debaltseve, Ukrainë
Debaltseve, Ukrainë

Luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë për kontrollin e qytetit Debaltseve kanë vazhduar, pavarësisht thirrjeve të OSBE-së për amrëpushim.

Ushtria e Ukrainës ka thënë sot se rebelët kanë përdorur “të gjitha llojet e armëve” në nëntë sulme kundër pozicioneve të saj pranë Debaltseves, porse nuk kanë arritur të zmbrapsin forcat qeveritare.

Luftimet janë zhvilluar në orët e para të ditës së sotme.

Kryesuesi i radhës i OSBE-së, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i Jashtëm i Serbisë, ka bërë thirrje për armëpushim në Debaltseve, në mënyrë që të mundësohet evakuimi i banorëve nga qyteti i ngujuar.

Daçiq ka kërkuar nga të gjithë aktorët në dhe përreth Debaltseves që të bëjnë një armëpushim të përkohshëm, së paku prej tre ditësh.

Qyteti Debaltseve ka qenë skenë e luftimeve të rënda midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë për më shumë se dy javë.

XS
SM
MD
LG