Ndërlidhjet

I emëruari për shef të Pentagonit në seancë të konfirmimit


Ashton Carter
Ashton Carter

I emëruari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për shef të Pentagonit del sot para Senatit amerikan, në seancën e konfirmimit.

Ashton Carter do të përballet me pyetje nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit për militantët e Shtetit Islamik, situatën në Afganistan, ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë dhe programin bërthamor të Iranit.

Carter ka shërbyer si zëvendës i sekretarit të Mbrojtjes nga viti 2011 deri më 2013.

Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë Chuck Hagelin si shef i Pentagonit.

XS
SM
MD
LG