Ndërlidhjet

Gjermani - Greqi: Ministrat "pajtohen të mos pajtohen"


Ministri gjerman Wolfgang Schaeuble dhe ministri grelk Yanis Varoufakis
Ministri gjerman Wolfgang Schaeuble dhe ministri grelk Yanis Varoufakis

Ministri i Financave i Greqisë është përpjekur të fitojë mbështetje nga homologu i tij gjerman, për planin e tij të ri për të ri-negociuar borxhin e Athinës dhe për të ndaluar masat e kursimit - por një marrëveshje duket se nuk është gati të arrihet.

Wolfgang Schaeuble, pas takimit me Yanis Varoufakis në Berlin më 5 shkurt, tha se ata janë "pajtuar të mos pajtohen" dhe se rishkrimi dhe shkurtimi i borxheve të Greqisë nuk ishte opsion për diskutim.

Megjithatë, Varoufakis tha se Evropa mund të presë "një valë të arsyeshmësirsë" nga qeveria e re greke.

Duke tërhequr një paralele mes ngritjes sëpartisë naziste në Gjermani midis dy luftërave botërore, dhe ngritjes së partisë neo-naziste greke, Agimi i Artë, Varoufakis tha se "askush nuk mund ta kuptojë Greqinë më mirë se Gjermania".

"Kurrë mos lejoni që një depresion si i viteve 1930 të ndajë një komb krenar evropian", tha ministri grek.

Gjermania, shteti më i madh evropian që ka kontribuuar në programin pesë-vjeçar të ndihmës ndaj Greqisë, është një mbështetës i fortë i disiplinës së rreptë fiskale, për të cilën Athina thotë se është bërë shkak i ndërprerjes të së ardhurave, papunësisë së madhe dhe depresionit ekonomik.

XS
SM
MD
LG