Ndërlidhjet

KS diskuton sot për Kosovën


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, në lidhje me situatën në Kosovë.

Në raportin e rregullt tremujor, Ban u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt të krijojnë Gjykatën Speciale për krime lufte.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradit që sa më shpejt që të jetë e mundur të angazhohen në dialogun për normalizim marrëdhëniesh.

Duke përshëndetur formimin e institucioneve në Prishtinë, Ban ka shprehur shqetësim edhe për numrin e madh të migrantëve që kanë lënë Kosovën në muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG