Ndërlidhjet

Bisedimet me Iranin, në “rrethana vendimtare”


Ilustrim
Ilustrim

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Yukiya Amano, ka thënë se bisedimet midis Iranit dhe agjencisë së tij kanë arritur në “rrethana vendimtare”.

Sipas Amanos, Irani duhet të përshpejtojë bisedimet me ANEB-in dhe të qartësojë aspektet kryesore të programit të tij bërthamor.

Amano i ka bërë këto komente për agjencinë Reuters, në margjinat e Konferencës për Siguri në Mynih.

Amano po ashtu ka takuar ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, edhe pse nuk janë bërë të ditura detaje nga biseda e tyre.

Perëndimi dyshon se Irani po përdor prorgamin e tij bërthamor për të zhvilluar fshehurazi armë atomike.

Këto pretendime hidhen poshtë nga Teherani.

Nëntorin e kaluar, ANEB ka lëshuar një raport, duke thënë se Irani nuk ka adresuar të gjitha dyshimet në lidhje me aktivitetin e tij bërthamor.

Raporti i ardhshëm pritet këtë muaj, por Amano ka refuzuar të flasë për të.

XS
SM
MD
LG