Ndërlidhjet

Në Londër protestohet kundër karikaturave të Charlie Hebdo


Ilustrim
Ilustrim

Mijëra myslimanë britanikë kanë protestuar të dielën para zyrës së kryeministrit David Cameron, kundër karikaturave të Profetit Muhamed të publikuara në revistën satirike franceze Charlie Hebdo.

Pjesëmarrësit të cilat kanë marshuar në rrugën Downing Street të Londrës, mbanin parulla të në cilën shkruhej “Ne e duam Profetin Muhamed më shumë se jetën tonë” dhe “Të fyesh nuk është liri”.

Përfaqësuesit e protestave e kanë dorëzuar një peticion me mbi 100 mijë nënshkrime në zyrën e kryeministrit

Peticioni i përshkruan karikaturat e publikuara si “fyerje për normat e shoqërisë së qytetëruar”.

Një protestë e vogël e ekstremit të djathtë është mbajtur në anën tjetër të rrugës, afër zyrës së kryeministrit.

XS
SM
MD
LG