Ndërlidhjet

Ukraina dënon një infermiere për rrahjen e një të plagosuri


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Ukrainën lindore e ka dënuar një grua për rrahjen e një aktivisti të plagosur pro-evropian.

Gjykata në qytetin e kontrolluar nga qeveria, Kharkiv, e ka shpallur fajtore infermieren Olha Vorzheinova, 53 vjeçare nga qyteti Chuguyev, për veprën penale të huliganizimit.

Ajo është dënuar me 18 muaj “liri të kufizuar”.

Dënimi nënkupton që Vorzheinova do të dërgohet në një strukturë industriale shtetërore ku punojnë të burgosurit.

Të burgosurit kanë të drejtë që të largohen nga ai vend në ditë të caktuara për t'i vizituar të afërmit dhe miqtë e tyre.

Në një video të shfaqur shihet Vorzheinova duke e goditur aktivistin e Euromaidanit, Volodymyr Sylevych.

Videoja e gjiruar më 13 prill të vitit të kaluar gjatë protestave në Ukrainë, e paraqet aktivistin e plagosur dhe të gjakosur.

XS
SM
MD
LG