Ndërlidhjet

Siria nuk lejon trupa të huaja tokësore që ta luftojnë IS-in


Ilustrim
Ilustrim

Siria nuk do të lejojë trupa të huaja tokësore që të hyjnë në territorin e saj për të luftuar Shtetin Islamik, ka thënë sot ministri i jashtëm sirian Walid al-Muallem.

Gjatë një konference të mbajtur në Damask, Muallem ka thënë gjithashtu se Jordania nuk është përgjigjur në kërkesën siriane për t’i koordinuar përpjekjet kundër IS-it, pas vrasjes së pilotit jordanez.

“Deri më tani nuk ka koordinim në mes të Sirisë dhe Jordanisë në luftën kundër terrorizmit”, tha Muallem gjatë një konference të përbashkët me homologun bjellorus, Vladimir Makei.

“Sa u përket raporteve të mediave se trupat tokësore do të hyjnë në Siri, dua ta bëj të qartë se nuk do ta lejojmë askë që ta shkelë sovranitetin tonë, duke hyrë për ta luftuar Shtetin Islamik”, ka thënë ai.

Me këtë detyrë, sipas tij, është e angazhuar ushtria siriane.

Damasku në vazhdimësi e ka akuzuar Jordaninë për “mbështetje të terrorizmit”, për shkak të mbështetjes së shtetit jordanez ndaj kundërshtuesve të Bashar al-Assadit.

XS
SM
MD
LG