Ndërlidhjet

Shpallet fajtore për abuzim të shërbëtores


Ilustrim
Ilustrim

Një grua nga Hong Kongu është gjetur fajtore për abuzim të një shërbëtoreje nga Indonezia.

Law Wan-tung është akuzuar për shkaktimin e dëmtimeve të mëdha trupure, frikësim kriminal dhe mosdhënie të pagave.

Shërbëtorja Erwiana Sulistyaningsih ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare vitin e kaluar, kur është kthyer në Indonezi dhe është shtruar në spital.

Ajo i ka thënë gjykatës në muajin dhjetor se është abuzuar nga Law për disa muaj, para se është dërguar në shtëpi.

Rasti ka bërë që autoritetet e Hong Kongut të bëjnë hetime intensive.

Në këtë vend, një numër i madh i familjeve mbështeten te ndihmësit shtëpiakë.

Banorët e qytetit punësojnë rreth 300,000 shërbëtore nga pjesë të tjera të Azisë.

Law është gjetur fajtore për 18 nga 20 akuzat e ngritura kundër saj.

Dënimi do të shqiptohet këtë muaj.

XS
SM
MD
LG