Ndërlidhjet

“Fifty Shades of Grey” pushton kinematë


Berlin
Berlin

Filmi i shumëpërfolur “Fifty Shades of Grey” ka pushtuar kinematë.

Premiera e tij është shfaqur në Shtetet e Bashkuara më 9 shkurt.

Mbrëmë është transmetuar në kinematë e Belgjikës, Francës, Filipineve dhe Serbisë, ndërsa sonte pritet në së paku 32 vende të tjera: në mesin e tyre Shqipëria, Maqedonia, Italia, Gjermania, Republika Çeke e të tjera.

Filmi bazohet në novelën me të njëjtin titull, të zhanrit erotikë-romancë, të autores britanike E.L.James.

Libri, ashtu si edhe filmi, trajton marrëdhëniet e thella midis një të diplomuare në kolegj, Anastasia Steele, dhe një biznesmeni të ri, Christian Grey.

Malajzia ka ndaluar shfaqjen e filmit, për shkak të skenave erotike.

XS
SM
MD
LG