Ndërlidhjet

Pakistani ekzekuton edhe dy të dënuar


Burgu në Peshawar të Pakistanit
Burgu në Peshawar të Pakistanit

Dy të dënuar për vrasje janë varur sot në Kashmir të Pakistanit duke e çuar numrin e përgjithshëm të ekzekutimeve në 24, që nga heqja e pezullimit mbi dënimin me vdekje.

Dy burrat ishin dënuar për vrasjen e djalit të një zyrtari të lartë provincial dhe për një tentimplaqkitje në vitin 2004 në Mirpur, një nga qytetet më të mëdha pakistaneze në Kashmir.

Burrat e ekzekutuar nuk ishin të njohur për lidhjet e tyre me terrorizmin.

Dënimi kapital është rikthyer në Pakistan pas sulmit në një shkollë në Peshaëar në dhjetor të vitit të kaluar, ku janë vrarë rreth 150 persona.

Kombet e Bashkuara, BE-ja, Amnesty International e Human Rights Watch i kanë bërë thirrje Pakistanit që ta rikthej vendimin i cili ndalon ekzekutimet e dënimeve kapitale.

XS
SM
MD
LG