Ndërlidhjet

Vazhdojnë mbylljet e ambasadave në Jemen


Fotografi para ambasadës italiane në Jemen
Fotografi para ambasadës italiane në Jemen

Pas mbylljes së ambasadës së Gjermanisë në Jemen, edhe ambasadat e Italisë dhe Arabisë Saudite njoftuan për mbylljen e tyre, për shkak të dhunës së shtuar në vend.

Më herët gjatë javës, edhe Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin marrë një vendim të tillë.

Ministria e Jashtme e Italisë tha se ambasadori italian dhe stafi i tij do të kthehen në Itali.

Arabia Saudite citoi "situatën e përkeqësuar politike dhe të sigurisë” si arsye për suspendimin e punës së ambasadës dhe evakuuimin e stafit nga kryeqyteti Sanaa.

Mbretëria është shteti i parë arab që mbyllë misionin diplomatik në Jemen.

Në fund të muajit janar, rebelët e njohur si Huthis i vunë në arrest shtëpiak presidentin e vendit dhe kabinetin e tij, gjë që çoi në dorëheqjen e tyre.

Më pas, Huthis shpërndanë kuvendin dhe deklaruan se ata janë duke e marrë drejtimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG