Ndërlidhjet

Delegacioni amerikan promovon të drejtat në Irak


Irak
Irak

Dy diplomatë të lartë amerikanë kanë vizituar kryeqytetin e Irakut, Bagdad, dhe qytetin verior Irbil për të promovuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në luftën kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë përmes një deklarate se ndihmëssekretari i Shtetit për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Tom Malinowski, dhe ambasadori për liritë fetare, David Saperstein, kanë takuar liderë të Qeverisë irakiane, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe aktivistë të shoqërisë civile gjatë vizitës së tyre më 8-11 shkurt.

Malinowski dhe Saperstein kanë takuar po ashtu përfaqësues të komuniteteve fetare dhe etnike të Irakut

Në deklaratë thuhet se dy diplomatët kanë nënvizuar “rëndësinë e qeverisjes gjithëpërfshirëse, respektimit të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së shoqërisë civile, përfshirë komunitetet e ndryshme fetare të Irakut, për të mposhtur plotësisht ideologjinë përçarëse të Shtetit Islamik”.

XS
SM
MD
LG