Ndërlidhjet

Forcat e Ukrainës “lënë” Debaltseven


Debaltseve, Ukrainë
Debaltseve, Ukrainë

Një anëtar i Parlamentit të Ukrainës ka thënë se forcat qeveritare janë duke u larguar nga qyteti strategjik i Debaltseves në lindje të Ukrainës.

Semen Semenchenko, i cili udhëheq një njësi paraushtarake pro-qeveritare, ka shkruar në Facebook se trupat e Ukrainës janë duke lënë Debaltseven “në përputhje me planin dhe në mënyrë të organizuar”, porse rebelët pro-rusë kanë bërë përpjekje të bllokojnë daljen e tyre.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, në anën tjetër, ka thënë se “operacionet luftarake” janë ende në zhvillim e sipër në zonën e Debaltseves.

Rebelët thonë se qindra trupa ukrainase janë të rrethuara.

Kievi ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja që të dënojnë militantët për shkelje të marrëveshjes për armëpushim, e cila është arritur javën e kaluar.

Armëpushimi ka hyrë në fuqi më 15 shkurt.

XS
SM
MD
LG