Ndërlidhjet

Bosnja arreston gjashtë mbështetës të IS-it


Bosnje
Bosnje

Policia në Bosnje ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për mbështetje të grupit të Shtetit Islamik (IS), në mesin e tyre edhe dy që janë përgatitur për të shkuar në luftën e Sirisë.

Policia ka thënë se ata dyshohen për financim të grupeve terroriste dhe rekrutim të luftëtarëve.

Në deklaratën e policisë thuhet se arrestimet janë bërë në disa qytete të martën dhe të mërkurën.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorisë së Shtetit, Boris Grubeshiq, ka thënë se arrestimet janë bërë në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës dhe se të dyshuarit kanë qenë anëtarë të grupeve radikale fetare.

XS
SM
MD
LG