Ndërlidhjet

Zyrtarët grekë nisin hartimin e reformave


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët grekë sot i kanë filluar përgatitjet për një listë reformash që duhet ta përpilojnë për ta siguruar zgjatjen katër-mujore të programit ndërkombëtar të shpëtimit.

Sipas një marrëveshje të arritur mbrëmë vonë në mes të Greqisë dhe anëtarëve të Eurozonës, Athina e ka një afat deri më 23 shkurt që t’i paraqes propozimet e saj për treshen e kreditorëve ndërkombëtar – Bankën Qendrore Evropiane, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionin Evropian.

Treshja do të përcaktoj nëse Greqia meriton zgjatjen e këtij afati.

Greqia dhe anëtarët e Eurozonës kanë mosmarrëveshje aktualisht rreth kthimit të borxhit nga Greqia në vlerë prej 240 miliardë dollarë, afati për të cilin borxh pritet të skadoj në fund të shkurtit.

Nëse një marrëveshje e re mes Greqisë dhe Eurozonës nuk arrihet deri në fund të muajit, Greqia rrezikon të largohet nga Eurozona.

XS
SM
MD
LG