Ndërlidhjet

Dorëhiqet kreu i panelit klimatik të OKB-së


Rajendra Pachauri
Rajendra Pachauri

Kreu i panelit për ndryshimet klimatike (IPÇ) i Kombeve të Bashkuara, Rajendra Pachauri, ka dhënë dorëheqje pas akuzave për ngacmim seksual.

Përmes një letre dërguar Sektretarit Gjeneral të OKB-së Ban Ki-moon, Pachauri sot tha se ai mund të mos jetë i zoti të sigurojë "lidership të fuqishëm dhe përkushtim të kohës dhe vëmendjes së plotë" që nevojitet nga paneli i shkenctarëve.

Pachauri u tërhoq nga një takim i IPÇ-së në Kenia këtë javë, pasi policia e Indisë filloi një hetim pas një ankese nga një grua 29-vjeçare, që kishte punuar në zyren e tij në Delhi.

Pretendimi për ngacmim përfshinte e-maila të padëshiruar, si dhe mesazhe telefonike.

Pachauri, 74 vjeçar me kombësi indiane, i mohoi akuzat.

Ai është kreu i IPÇ-së që nga viti 2002.

XS
SM
MD
LG