Ndërlidhjet

Davutoglu: Turqia ushtroi "të drejtat ndërkombëtare" kur hyri në Siri


Turqia ka ushtruar të drejtat e saj ndërkombëtare kur ajo dërgoi trupa në Sirinë fqinje, në një mision për të evakuuar varrin e Sulejman Shahut, tha të martën kryeministri turk Ahmet Davutoglu.

Ushtria e Lirë Siriane, e udhëhequr nga opozita laike dhe ushtria kurde janë informuar për operacionin gjatë fundjavës, por Turqia nuk ka kërkuar ndihmën e tyre, u tha Davutoglu gazetarëve, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Të dielën, qindra trupa turke me automjete të blinduara kanë hyrë në Kobani të Sirisë dhe kanë evakuuar një varr historik osman dhe ushtarët që e ruanin atë.

Kobani ka qenë në fokus të sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara, derisa forcat kurde kanë luftuar militantët e Shtetit Islamik, të cilët kontrollojnë një të tretën e Irakut dhe disa territore në Siri.

XS
SM
MD
LG