Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet për Iranin


Foto arkivi
Foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, nisin sot një rreth të ri bisedimesh për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Sekretari amerikan i Energjisë, Ernest Moniz, po ashtu do të marrë pjesë në bisedimet që zhvillohen në Zvicër.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit kanë shënuar përparim, porse çështje të vështira mbeten.

Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqi të tjera botërore duan një marrëveshje, sipas së cilës, Irani do të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Perëndimi druan se Irani po zhvillon fshehurazi armën atomike, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga Teherani.

XS
SM
MD
LG