Ndërlidhjet

Engel prezanton projektligj për t’i bërë presion Putinit


Eliot Engel
Eliot Engel

Një ligjvënës amerikan ka thënë se po planifikohet që të prezantohet një projektligj që do të ofronte “asistencë më të madhe” për Ukrainën dhe të rrij presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin rreth ndërhyrjes së Kremlinit në Ukrainë.

Përfaqësuesi demokrat i Neë Yorkut, Eliot Engel, ka njoftuar se projektligji do t’i ofronte Ukrainës ndihmë më të madhe në disa forma dhe rris presionin ndaj Putinit për politikat e tij destruktive dhe destabilizuese.

“Kjo gjithashtu do të dërgonte mesazh të qartë se SHBA-të qëndrojnë krahas popullit të Ukrainës kundër agresionit rus”, ka thënë Engel.

Zyra e Engelit nuk ka pranuar të jap ndonjë detaj rreth këtij projektligji.

XS
SM
MD
LG