Ndërlidhjet

Nuland: Rusia do përballet me sanksione të reja


Victoria Nuland
Victoria Nuland

Ndihmës Sekretarja amerikan e Shtetit, Victoria Nuland ka thënë se SHBA-të dhe Evropa po shqyrtojnë sanksione më të thellakundër Rusisë nëse separatistët pro rusë do të bënin përpjekje që të merrnin nën kontroll më shumë territor në pjesën lindore të Ukrainës.

Nuland, gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, ka thënë se sanksionet e reja mund t’i vihen nëse separatistët nisin përpjekjet për okupim të territoreve tjera dhe se Uashingtoni po e vëzhgon këtë gjë.

Ajo ka thënë se ekipip i sanksioneve amerikane po qëndron në Evropë gjatë kësaj jave dhe se Uashingtoni dhe BE-ja, po diskutojnë sanksione të mëtutjeshme që kanë si cak sektorët ekonomik të Rusisë nëse marrëveshja e armëpushimit e arritur në Minsk shkilet.

“Është me rëndësi që t’i mbajmë këto sanksione dhe të shqyrtojmë thellimin e tyre”, ka thënë ajo.

XS
SM
MD
LG