Ndërlidhjet

Koreja e Veriut e komenton sulmin ndaj ambasadorit amerikan


Ambasadori amerikan në Seul, Mark Lippert pas sulmit në Seul
Ambasadori amerikan në Seul, Mark Lippert pas sulmit në Seul

Koreja e Veriut ka thënë se sulmi me thikë ndaj ambasadorit amerikan në Seul, Mark Lippert është “thjeshtë një ndëshkim për luftënxitësit e SHBA-ve”.

Janë dashur 80 qepje për të mbyllur plagën e marrë nga therja me thikë pasi një person e sulmoi me thikë Lippertin sot në Seul.

Agjencia zyrtare e lajmeve e shtetit komunist, KCNA, e ka quajtur sulmin një “shprehje të rezistencës”.

Sulmuesi i arrestuar u identifikua si një nacionalist i majt.

SHBA-të dhe Koreja e Jugut kanë nisur ushtrime ushtarake gjatë kësaj jave, diçka që ka rikthyer tensionet me Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG