Ndërlidhjet

Kinë: Japonia ta pranoj fajësinë për agresion


Wang Yi
Wang Yi

Ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi, e ka përsëritur thirrjen që liderët e Japonisë të mos përpiqen të shfajësohen për agresionin japonez kundër Kinës dhe vendeve të tjera, në Luftën e Dytë Botërore.

Ministri Yi u tha sot gazetarëve në Pekin se historia vazhdon t’i dëmtoj raportet ndërmjet Kinës dhe Japonisë.

Sipas tij, liderët japonezë duhet ta pranojnë fajësinë dhe brutalitetin gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të shkëputen qartas nga e kaluara e tyre militariste.

Në vitin 1937 Japonia e filloi një aksion ushtarak të përmasave të gjëra kundër Kinës, dhe është tërhequr vetëm pas kapitullimit, në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945.

Shumë kinezë besojnë se Japonia kurrë nuk ka treguar pendim të sinqert për invadimin dhe okupimin.

XS
SM
MD
LG