Ndërlidhjet

Merkel i shmanget pjesëmarrjes në paradën e Rusisë


Angela Merkel
Angela Merkel

Qeveria e Gjermanisë thotë se kancelarja, Angela Merkel, nuk merr pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj në Rusi, por do ta vizioj Moskën një ditë më vonë.

Një zëdhënës qeveritare tha sot se kancelarja Merkel e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në paradën në Sheshin e Kuq në Moskë, me të cilën shënohet 70 vjetori i fitores kundër Gjermanisë naziste.

Megjithatë ky zëdhënës tha se Merkel planifikon ta vizitoj Moskën më 10 maj, për të vendosur kurorë në Përmendoren e Luftëtarit të Panjohur, afër Kremlinit, së bashku me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili është pajtuar me këtë plan.

Rusia e shënoi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë më 9 maj, derisa aleatët perëndimorë të ish-Bashkimit Sovjetik, e shënojnë fitoren më 8 maj.

Për shkak të tensioneve të mëdha lidhur me Ukrainën, në shënimin e 9 majit në Moskë, priten pak liderë perëndimorë.

XS
SM
MD
LG