Ndërlidhjet

Assange mirëpret ofertën e suedezëve


Julian Assange
Julian Assange

Avokati i themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange, ka thënë se klienti i tij mirëpret propozimin e prokurorëve suedezë për t’u marrë në pyetje në Londër, në lidhje me akuzat për përdhunim.

Avokati Per Samuelsson ka thënë se ata “janë duke bashkëpunuar me hetimet” dhe se Assange “do të pranojë ofertën”.

Assange është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që dy vjet, për të shmangur ekstradimin në Suedi.

Zyrtarët suedezë kanë refuzuar më herët të shkojnë në Londër për ta marrë në pyetje.

Ndërsa, Assange ka refuzuar të shkojë në Suedi nga frika se zyrtarët atje mund ta dërgojnë në Shtetet e Bashkuara, ku kërkohet për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete në ueb-faqen WikiLeaks.

XS
SM
MD
LG